“Eliminimi” i luftëtarëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Siri është “çështje kohe”. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
“Situata në Siri ka ndryshuar. Ne besojmë se eliminimi i PKK/YPG-së është vetëm çështje kohe”, tha kreu i diplomacisë turke.
Deklarata vjen në një kohë kur vijojnë përleshjet në veri të Sirisë, ku fraksionet e armatosura të mbështetura nga Turqia luftojnë kundër forcave kurde siriane, të cilat përfshirë Njësitë Kurde të Mbrojtjes së Popullit (YPG), të cilën Ankaraja e konsideron si një degë të PKK-së.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij jordanez Ayman Safadi, Fidan tha gjithashtu se “Ankaraja nuk do të pajtohej me asnjë politikë që do t’i lejonte YPG-së të kishte një prani në veri të Sirisë”.
“Ne jemi në një pozicion jo vetëm për të parë, por edhe për të larguar çdo lloj skepticizmi në rajon”, pohoi ministri i Jashtëm turk.