Ivan Rakitic tek Inter nuk është më një hipotezë por një tratativë e cila pritet të marrë formë të plotë në përfundim të këtij sezoni. Nga Spanja vijojnë të insistojnë, negociatat mes palëve vijojnë më kohë të plotë. Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona dhe Inter po diskutojnë detajet e fundit të marrëveshjes, pritet vetëm miratimi final për të venë në jetë këtë transferim.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Interit pritet ti kushtoj 50 milion euro kartoni i Rakitic, shumë më pak se sa Barcelona pretendonte në fillim. Rakitic ishte shumë pranë largimit edhe në sezonin e shkuar por në fund vendosi të qëndroj me dëshirën për të fituar Champions League. Pasi dështoi në këtë mision, Rakitic ka nisur të bëj gati valixhet për të provuar një aventurë të re.

De Jong
De Jong

Largimi i tij lidhet shumë edhe me afrimin e De Jong, me holandezin i cili do të projektohet si titullarë në mesfushën katalunjase.

Rakitic
Rakitic

Inter është një skuadër që e josh jo pak mesfushori kroat, i ofron një rol si protagonist dhe mbi të gjitha të formoj një dyshe me mikun e tij Brozovic. Për momentin asgjë nuk është e mbyllur, fillimisht pritet që Marotta të takohet me lojtarin për të diskutuar detajet e kontratës, kohëzgjatja dhe paga.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb