Pasi eliminoi nga Champions dy favoritët kryesorë si Real Madrid dhe Juventus, rruga e Ajax Amsterdam drejt trofeut më prestigjoz të futbollit europian për klube kalon nga Tottenham. Pak njerëz do ta parashikonin këtë ecuri, por tashmë të cilësuar si “nipat e Johan Cruyff”, talentet e Erik Ten Hag nuk duan të ndalen këtu.

Erik Cropped 19thnitc202ol1cg1rvgn7v1i6
Erik Cropped 19thnitc202ol1cg1rvgn7v1i6

“Do të japim maksimumin. Skuadra ndjehet mirë dhe është në formë. Mbit ë gjitha, jemi të uritur për të fituar. Jemi të bindur se mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Do të luajmë me besim dhe do përpiqemi të kontrollojmë sfidën që në fillim”, ka thënë trajneri i Ajax.

Maxresdefault
Maxresdefault

Asnjë mungesë mes titullarëve për Ten Hag, që nuk pritet të ndryshojë thuajse asgjë në emra dhe mënyrën e lojës që e solli skuadrën e tij mes katër më të mirave të Europës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb