Një parashikim i Eden Hazard, futbollistit të Belgjikës, i bërë para se të niste Botërorin po bën shumë sensacion pas përfundimit të fazës çerekfinale.

Numri 10 kishte parashikuar ekzaktësisht se ekipi i tij do të eliminonte Brazilin, por jo vetëm kaq. Hazard ka goditur në shenjë edhe për çerekfinalen mes Uruguait dhe Francës, të fituar nga ‘gjelat’.

Gjithsesi ai i ka shpëtuar cilësimit ‘orakulli’ i Botërorit pasi ka gabuar me gjetjen e dy çerekfinaleve të tjera, por më interesantja është se Hazard ka parashikuar se do të ndeshen me Francën në gjysmëfinale dhe Anglinë në finale.

Kujtojmë që para se të niste Botërori Hazard në një intervistë të tij deklaronte se pushimet e tij i kishte rezervuar pas 15 korrikut, datë e cila korrespondon me finalen e “Rusi 2018”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb