Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo duket se ka një ‘zjarr’ të ri italian. E konfirmon e përjavshmja ‘Novella 2000’ që flet në një artikull të publikuar sot në ‘novella2000.it, duke i paraprirë një interviste ekskluzive me vajzën, që pritet të publikohet të enjten e ardhshme.

‘E fejuara e futbollistit duket se është Elisa De Panacis, modele milaneze, që jeton në Spanjë, ku ka qenë edhe konkurrente në Supervivientes, ishulli i të famshmeve, versioni iberik.

Duket se pikërisht gjatë reality show, Cristianos, i kishte rënë në sy vajza, për të kaluar më pas pushimet në të në Ibiza.

Një gazetare e Novella 2000 ka takuar Elisën në aeroportin e Sevilias, dhe i ka kërkuar për raportin e saj më kampionin e Realit të Madridit, i cili aktualisht ndodhet në Francë, ku luan në Europian.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb