TIRANE– E ftuar në rubrikën “Këndi i Ekselencës” në emisionin “Vila 24” në “News24”, deputetja e PS, Elisa Spiropali ka folur për karrierën politike si dhe jetën e saj personale.

E pyetur për marrëdhënien me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar nga opozita për lidhjet me Habilajt, Spiropali tha se me të nuk ka pasur marrëdhënie miqësore, por respekt të ndërsjellë.

“Nuk kam pasur marrëdhënie miqësore me Tahirin, pra që të ulemi në tavolinë etj, por kemi pasur një respekt të ndërsjellë në PS. Për rastin e tij mendoj se duhet të flasë drejtësia”- tha deputetja e PS.
Spiropali
Elisa Spiropali rrëfeu edhe kohën kur shkoi në Kanada për studime në vitin 1999 dhe harroi të marrë prindërit në telefon.

“Bursën e kam fituar për në Kanada në vitin 1999 dhe isha 16 vjeç dhe ishte një fitore shumë e madhe për prindërit e mi. Kur mbërrita harrova të merrja prindërit në telefon dhe ata morën kolegjin në telefon. Pasi mbarova aty kolegjin unë aplikova për në Universitetin e Amerikës dhe e fitova”- tha Spiropali.

Deputetja e PS, rrëfeu edhe marrëdhënien e saj me vajzën e vogël si dhe kuptimin e emrit të saj. Spiropali u shpreh se pengu i saj është se nuk ka mundësi t’i kushtojë kohë sa duhet vajzës për shkak të angazhimeve politike.

“Vajzës ja kam vendosur emrin vetë dhe më ishte tipsour që unë të isha nënë djemsh por bëra vajzë. Kur lindi vajza, të vendosin një kosh ku  vendoset foshnja dhe unë i thashë vendosi emrin Nalta infermieres, ndersa më pas shoh që emri doli në media. Bashkëshorti e dinte për emrin, ndërsa të afërmit e morën vesh nga media, pasi nuk e dinin. M’u duk një emër i bukur dhe shqiptar. Pengu im është se nuk po i kushtoj kohë sa duhet vajzës sime për shkak të angazhimeve në politikë. Ndjej një ndjeshmëri të shtuar pas lindjes së vajzës dhe ndonjëherë prekem shpejt për ngjarje sensitive, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë”- tha Spiropali, raporton BalkanWeb.
7uyjhm
Duke iu përgjigjur pyetjes së studentëve për lajmet se ajo ka një simpati për Berishën, deputetja nuk e mohoi.

“Po ka qenë një kohë kur unë isha e vogël dhe kisha instinktin për të ngritur dy gishtat dhe Sali Berisha ishte shumë energjik”- tha Spiropali.

Në lidhje me protestën e opozitës dhe nëse ndjehet e kërcënuar mazhoranca, deputetja e PS u shpreh se: “Kur protesta është pa qëllim dhe pa kuptim nuk ndihesh i kërcënuar. Ne do donim të kishim një opozitë më prodhimtare”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: