SHKODËR – Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali ishte e pranishme sot në Shkodër, ku në praninë e Kryeministrit Edi Rama u takua me të rinjtë e këtij qyteti që votojnë për herë të parë.


Spiropali nuk nguroi të kritikonte Partinë Demokratike, si dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.


“Nëse shkodranët do zgjidhnin PS-në, dhe jo këtë zonjën që drejton bashkinë, Shkodra do të ishte zhvilluar më shumë. Ata kanë një lider frikacak, që fshihet në çadër, por ne kemi Edi Ramën që me guxim i ka hyrë kësaj pune, zhvillimit të Shqipërisë,” tha Spiropali.


“Zgjedhjet e 18 qershorit janë kundër atyre që duan të na përçajnë, i ndajnë njerëzit në Veri e Jug, komunistë e jo-komunistë,” tha Sekretarja për Rininë e PS-së në Shkodër mes të tjerash.

 (e.f/BalkanWeb)