Elissabetta Canalis është bërë nënë. Në 3.43 të mëngjesit me orën e Los Angeles ka ardhur në jetë Skyler Eva Perri.
Vajza peshon 2.8 kg dhe të dyja janë shumë mirë me shëndet. Pranë showgirlit, përveç bashkëshortit Brian, kanë mbërritur nga Sardenja prindërit dhe gjyshërit e Canalis.

‘Jeta ime është e mbushur me dashuri falë jush. Mirëserdhe në jetë’ dhe në profilin e saj në Instagram është shfaqur fotoja e bashkëshortit Perri me të voglën. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb