TIRANE

Elita Rudi dhe reperi Gjiko shumë shpejt do të bëhen prindër. Elita, mamaja e ardhshme e showbiz-it shqiptar është duke shijuar ditët e fundit të pritjes së ëmbël, por deri sa momenti final të trokasë, ajo ka vendosur që kujtimin më të bukur nga nëntë muajt e shtatzënisë ta finalizojë me një trend.

Belli Kit
Belli Kit

Bëhet fjalë për argjilën e bardhë, që vendoset tek barku dhe që më pas thahet dhe vjen si kujtimi më i ëmbël nga shtatzënia. Tani që pritjes po i vjen fundi me siguri Elitën do e marrë malli për këto muaj, me gjithë vështirësitë dhe të bukurat që ofron.

Këtë na e ka treguar vetë moderatoja me anë të një postimi në Instastori. “Kush e ka provu”- pyet Elita në instastory-n e saj! Me siguri që përgjigjet dhe sugjerimet që i kanë ardhur në inbox kanë qenë të shumta, por përveç këtij kujtimi të çmuar dhe me vlerë që ajo ka vendosur të bëjë për fëmijën.
(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb