TIRANE – Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga dasma e moderatores së njohur kosovare Elita Rudi dhe reperit GJiko mediat rozë vijojnë të flasin për të.

Mbrëmjen e 21 shtatorit çifti i njohur i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Të ftuar ishin edhe shumë personazhe të njohur.

Elita u shfaq rrezuese me fustanin e saj të bardhë të cilin e kishte dizenjuar vetë ajo dhe u realizua nga një prej formave të njohura të fustaneve në Tiranë. Por të gjithë jemi kurioz sa ka kushtuar një fustan i tillë.

Prive zbulon se fustani i 25-vjeçares ka kushtuar 10 mijë euro por Elita ka paguar vetëm gjysmën sepse pjesa tjetër është përfshirë në marketingun që i ka bërë kësaj marke.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb