TIRANE

Me një eksperiencë mbi 35-vjecare në neurokirurgji, mjeku i njohur amerikan Dr. Inad B. Atassi do të jetë tashmë pjesë e ekipit mjekësor në spitalin Hygeia në Tiranë. Neurokirurgu i shquar në SHBA, do t’u vijë në ndihmë pacientëve shqiptarë përmes spitalit Hygeia.

Dr. Atassi, njihet ndër elitat mjekësore në SHBA. Ai është i specializuar si Kirurg i Përgjithshëm në ‘Henry Ford Hospital’, Detroit, USA dhe më pas është specializuar si neurokirurg në ‘Medical Center of Kansas City’, USA. Gjatë karrierës së tij të suksesshme ka ofruar shërbimet e tij në një sërë Institucionesh spitalore dhe së fundmi ka qenë pjesë e stafit të mjekëve neurokiriugë ‘The Neuroscience Institute at Scot and White Memorial Hospital Temple’ dhe në ‘Cape Fear Valley Medical Center’ N.C.

Dr.Atassi është i specializuar në trajtimin kirurgjikal të të gjithë patologjivë akute ose kronike të kafkës, trurit, shtyllës kurrizore, palcës kurrizore dhe nervave periferike, si për fëmijë ashtu edhe për të rritur.

Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë:-Tumor i trurit dhe i shtyllës kurrizore, Ç’rregullime degjenerative të shtyllës kurrizore -Sëmundje të bazës kraniale -Sëmundje Neurovaskulare -Tumoret e hipofizës Patologji të tjera -Neuromë Akustike -Keqformime Cavernous –Chordoma Kraniofaringiomë – Tumore Dermoide dhe Epidermoide -Hernia diskale intervertebrale:-  Cervikale –  Torakale – Hernia Lumbare -Hidrocefali-Meningioma-Neurofibromatozë-Stenozë e shtyllës kurrizore-Keqformime vaskulare të shtyllës kurrizore -Tumore të shtyllës kurrizore-Neuralgji Trigeminale-Frakturë Vertebrale

Gjithashtu ai është anëtar i Shoqatës Amerikane të Mjekëve Neurokirurgë, Kolegjit Amerikan të mjekëve Kirurgë.

Për t’u lidhur me mjekun, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 04 23 90 000

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb