Eliza Dushku ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale për të mbështetur triumfin e filmit “Shok” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Aktorja e famshme me origjinë shqiptare ka përshëndetur nga Clevelandi, ndërsa të gjithë të pranishmit në kinema kanë formuar shqiponjën me duar.

“Shqiponjat fluturojnë. Kosovë, Shqipëri. Shok. Ju tashmë jeni fitues…”, shkruhet në postim.

Filmi shok konkurron në kategorinë Filmi i shkurtër (live action), ndërsa si konkurrentë ka  filmat: “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Will Be Okay (Alles Wird Gut)” dhe “Stutterer”.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: