SHBA

Eliza Dushku është në pritje të fëmijës së saj të parë. Aktorja e famshme shqiptare gjithmonë është r shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe lajmi i shtatzënisë u bë i ditur vetëm në premierën e filmit “Mapplethorpe”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Atje 38-vjecarja habiti të gjithë ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur së bashku me partnerin e saj, Peter Palandijan. Për herë të parë, Eliza ka publikuar dje foto ku duket qartë barku i saj.

Në profilin e saj në Instagram ajo publikon rrallëherë foto nga jeta private, por nuk kishte si të mos ndante me publikun një moment nga pritja e ëmbël. Nuk dihet ende gjinia e fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb