Modele, mami dhe sipërmarrëse, Elle Macpherson sot në 29 mars feston 55 vjetorin dhe konfirmohet ‘The Body’, emri që i është dhënë nga revista Time në 1989 dhe që e ka mbajtur falë fizikut të saj të admirueshëm prej sportisteje.

Përveç fëmijëve të saj Flynn, 21 vjeç dhe Aurelius, 16, që i ka me financierin francez Arpad Busson, me të cilin është ndarë në 2005, ish top modelja e ka shtuar familjen e saj edhe me tre fëmijët e ish bashkëshortit Jeffrey Soffer, me të cilin u martuar në korrik të 2013 në ishullin Fiji, por që me pas u divorcua. Pa harruar që Elle ka qenë e martuar prej tre vitesh me fotografin e modës Gilles Bensimon, prej të cilit u divorcua në 1989.

Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në jetën private, nuk mund të thuash të njëjtën gjë për turpin e saj. Ajo gjatë një interviste deklaroi se bën rregullisht sport por edhe shtoi: ‘Falë zotit nuk kam të njëjtin fizik që kisha kur isha 20 vjeç. Ky trup ka sjellë në jetë dy djem të mrekullueshëm dhe ka parakaluar në pasarelat e modës. Ka pasur shumë ndryshime dhe i jam mirënjohëse kohës që ka kaluar’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb