SHBA

Ellen DeGeneres ka ndarë së fundmi me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një video pranë ish-zonjës së parë të SHBA-ve, Michelle Obama. Ndërsa moderatorja luante në piano, Michelle është afruar për të kënduar plot humor pranë saj.

“Po mendojmë të realizojmë një album të tërë”, ka shkruar DeGeneres krah videos të ndarë në rrjetet sociale. Komentet e ndjekësve të cilët shprehnin adhurimin e tyre për Michelle Obama kanë qenë të shumta, ndërsa një pjesë e mirë prej tyre mendonin dhe se 55-vjeçarja është e ftuara e radhës në shfaqjen e Ellen.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb