SHBA

Washington Post në një shkrim të publikuar shkruan se Ceo i Teslas Elion Musk, ka përshkuar me jetin e tij privat më shumë se 150 mijë milje (241 mijë km), më shumë se gjashtë herë xhiro rreth tokës, në 2018.

Fluturime për punë por edhe për kënaqësi, ndërsa disa fluturime të tjera vetëm për të lëvizur brenda Los Abngeles, duke djegur qindra litra karburant, pavarësisht se sipërmarrësi vizionar deklarohet në favor të energjisë së rinovueshme dhe mbrojtjes së ambientit.

Fluturime, shkruan gazeta, në pjesën më të madhe të paguara nga vetë Tesla, shtëpia automobilistike me miliarda borxhe, ku manjati ka shkurtuar mijëra vende pune.

Shoqëria, duhet të jetë trasparente dhe të përgjigjet për këto shpenzime sot, kur do tu tregojë investitorëve, fitimet e saj vjetore. Wp raporton edhe versionin e Tesla, që pranon që ka paguar udhëtimet personale të Musk, por nuk ka dhënë një vlerësim se sa udhëtime të Musk ka paguar vitin e kaluar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb