Perandoria e përhapur e Elon Musk, që përfshin gjithçka, nga automjetet elektrike dhe mediat sociale tek raketat hapësinore dhe implantet miniaturë të trurit, së shpejti mund ta bëjë atë trilionerin e parë në botë.

Suksesi i biznesit të Musk e ka bërë atë një nga njerëzit më me ndikim dhe më të diskutueshëm në botë.

Shefi i Tesla-s është tashmë personi më i pasur në planet, me një pasuri të vlerësuar në afro 250 miliardë dollarë.

Tani, Musk mund të bëhet trilioneri i parë në botë, kjo sipas Akademisë Informa Connect, e cila thotë se ai është në rrugën e duhur për ta arritur deri në vitin 2027.

Informa vë në dukje se pasuria neto e Musk është rritur me shpejtësi me një normë mesatare prej 110% në vit, duke e bërë atë “favorin e qartë” për të arritur i pari 1 trilion dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: