Elon Musk është urdhëruar të marrë pjesë në një seancë gjyqësore të enjten, disa ditë pasi miliarderi u padit nga prokurorët në Filadelfia për dhuratat e tij prej 1 milion dollarësh për votuesit.

Mbështetësi i kandidatit republikan, Donald Trump, përmes grupit të tij politik “America PAC”, ka ofruar çmime në para për votuesit e regjistruar në shtetet vendimtare, raporton BBC.

Zyrtarët amerikanë thonë se kjo mund të përbëjë shkelje të ligjit zgjedhor, diçka që Musk e mohon.

Prokurori i qarkut të Filadelfias, Lawrence Krasner ka thënë se Musk “duhet të ndalet, menjëherë, përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale”.

CNN raporton se Musk ka paraqitur një “mocion largimi” për ta zhvendosur çështjen nga duart e shtetit tek një gjykatës federal, gjë që mund të vonojë çështjen.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se gjyqtari Angelo Foglietta i Gjykatës së Qarkut të Filadelfias ka thënë se “të gjitha palët duhet të jenë të pranishme në kohën e seancës”.

Musk njoftoi në fillim të këtij muaji se do të jepte rastësisht një çmim prej 1 milion dollarësh për njerëzit në shtetet e betejës: Pensilvani, Gjorgjia, Nevada, Arizona, Wisconsin, Michigan dhe Karolina e Veriut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: