Elon Musk i ka dhënë rreth 75 milionë dollarë ekipit të fushatës se Donald Trump në një hark kohor prej tre muajsh, bëhet e ditur përmes të dhënave federale, duke theksuar se miliarderi është bërë vendimtar në përpjekjet e kandidatit republikan për të fituar zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Nga kjo ndihmë e cila është e përqendruar më së shumti në daljen e votuesve në zgjedhje, 72 milionë dollarë prej tyre u shpenzuan në periudhën korrik-shtator, sipas deklarimeve të paraqitura në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. Fushata e Trump mbështetet gjerësisht në grupe të jashtme, që do të thotë PAC-ja (Komiteti i veprimit politik) i themeluar nga Musk – njeriu më i pasur në botë – luan një rol të madh në garën mes Trump dhe demokrates Kamala Harris.

“Pikë së pari është një nder i madh për mua që ndodhem këtu. Prova e vërtetë për karakterin e dikujt është kur vihet nën presion. Kemi një president që nuk ngjit dot shkallët, ndërsa tjetri u ngrit menjëherë në këmbë pasi e qëlluan”
Musk, CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, i cili ka thënë se ka votuar për kandidatët presidencialë demokratë në të kaluarën, ka bërë një kthesë të fortë drejt republikanëve në këto zgjedhje.

Ai mbështeti Trump në korrik dhe u shfaq me në një tubim në Pensilvani në fillim të këtij muaji. Këto donacione e fusin Musk në klubin ekskluziv të mega donatorëve republikanë, një listë që përfshin gjithashtu trashëgimtarin bankar Timothy Mellon dhe miliarderen e kazinove Miriam Adelson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: