Elon Musk thuhet se ka një fëmijë të tretë me drejtoren ekzekutive të Neuralink, Sivon Gillis.

Lajmi është bërë i ditur nga një artikull i Bloomberg-ut, ndërsa nuk përmendet se kur saktësisht ka ardhur në jetë fëmija i tij.

Gjithashtu nuk dihet ende gjinia dhe emri i tij. Elon Musk ka pasur edhe binjakët e tij me Shivon Zilis përmes IVF.

Në total, ai ka dymbëdhjetë fëmijë, me gjashtë prej tyre të lindur në pesë vitet e fundit. Në veçanti, tre prej tyre kanë nënë Shivon Zilis, ndërsa tre të tjerët këngëtaren Grimes.

Në të kaluarën, kreu i X është shprehur me humor se “do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar krizën me të cilën po përballet popullsia”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: