Jo vetëm futboll, por edhe merkato. Roma dhe Napoli u përballën të shtunën në fushën e lojës, ndërsa më pas drejtuesit e dy klubeve u ulën në tavolinë ku “pjata kryesore” kishte emrin e Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbtete një objektiv fiks në merkaton e dimrit për romanët.


Defender Elseid Hysaj Could Swap Napoli With Serie A Fellow Team Roma Min
Defender Elseid Hysaj Could Swap Napoli With Serie A Fellow Team Roma Min

Hysaj nuk bën pjesë në planet e Napolit, që as nuk e çon në mëndje rinovimin e kontratës. Kështu, Roma ka avancuar dhe sipas mediave italiane marrëveshja është shumë pranë. Klubi verdhekuq ka bërë një tjetër ofertë dhe palët priten të bien dakord për 8 milion euro. Nga ana tjetër, vetë futbollisti ka pranuar prej javësh kushtet e kontratës që pritet të firmosë me Romën.
(balkanweb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: