Mario Xhufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, përsëriti edhe njëherë, se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të mbetet te Napoli pavarësisht ofertave dhe zërave të shumtë të merkatos. “100% mbetet në Napoli. Po flasim për kontratën e re, sepse ajo duhet të jetë e përshtatshme për vlerën e lojtarit. Nuk nxitohemi, punojmë me qetësi të madhe. Unë jam i bindur se rinovimi do të vijë në kohën e duhur, dhe do të jetë një rinovim që do të bëjë të lumtur si djalin, ashtu edhe Napolin”, – deklaroi Xhufredi në një lidhje telefonike me “TMW Radio”. Gjatë kësaj vere, por edhe më parë, është përfolur për shumë oferta ndaj Hysajt, teksa e fundit ka qenë ajo e Arsenalit, që është e gatshme të ofrojë 22 milionë euro, ndërkohë që më parë është shkruar për Barcelonën, Atletikon e Madridit, apo edhe Bajer Leverkuzen.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: