Një ditë më parë mediat italiane u shprehen të bindura se me largimin e mundshëm të Malcuit drejtë PSG, hierarkia në prapavijën e Napolit do të ndryshonte, ku Hysaj nga një i larguar i sigurt mund të fitonte një vend në skemat e C.Anceloit. “Sky Sport” sjell një tjetër version më bindes pasi për të ardhmen e anësorit kuqezi ka folur dhe agjenti i tij.

Hysaj Sky Sport
Hysaj Sky Sport

Hysaj është gati të largohet, shkruan “Sky Sport”, kjo është një dëshirë që shkodrani e ka shprehur në vazhdimësi, fakt është që për të sëfundmi ka shfaqur interes Valencia. Klubi spanjoll është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një anësor në krahun e djathtë pas dëmtimit të rëndë që ka pësuar Cristiano Piccini. Stafi drejtues i Valencia ka trokitur menjëherë në dyert e Napolit duke kërkuar shërbimet e Hysaj, një tratative e cila mund të mbyllet po kaq shpejt duke parë dhe vullnetin e dy palëve, si të Hysajt ashtu dhe të Napolit për të ndërprerë bashkëpunimin ndërmjet tyre. Napoli është gati të lë të lirë Hysajn në formë huazimi me obligim blerjen nga Valencia.

Sky Hysaj
Sky Hysaj

Për të konfirmuar këtë tratative në një prononcim për “Sky Sport” ka folur dhe agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi: “Është një tratativ në zhvillim. Jemi në kontakt me Valencian prej javësh. Në orët në vijim mund të ketë zhvillime”, u shpreh agjenti i Hysajt. Mbrojtësi i Kombëtares u transfera tek Napoli në vitin 2015. Që nga jo ditë Hysaj ka zhvilluar 171 ndeshje me fanellën e Napolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: