Elseid Hysajt i skadon kontrata në 30 qershor dhe më pas të gjitha të drejtat për një lëvizje të mundshme i kalojnë vetë klubit napoletan. Ditët e fundit ishte përfolur për një transferim të tij në Londër ku kishte shfaqur interes të hapur ekipi i Celsit. Por a do të shkojë vërtet shkodrani te Çelsi?! Jo edhe nëse Sarri merr drejtimin e ekipit Anglez, Hysaj do të qëndroj nën urdhërat e Karlo Ancelotit.

“Është e mundur që Sarri të kërkojë disa futbollistë të Napolit nëse merr drejtimin e Çelsit. Hysaj? Do të qëndrojë te Napoli! Ajo e kalimit te Çelsi është një hipotezë që vështirë se mund të merret në konsideratë”, ishin fjalët e menaxherit.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/elseid-hysaj-te-celsi-menaxheri-i-tij-jep-pergjigjen-perfundimtare/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: