“Eltari sponsorizon Sejmenin për librin e tij “Gurë trashëgimie”!” Këtë e bën të ditur ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, duke sjellë dhe fotografi si dëshmi.

Duket se treshja pasi ka ngrënë e ka pirë, ka vendosur të bëjë shaka lidhur me një libër që kunati i Gjikës, Sejmen Gjokoli do të publikojë së shpejti. Mbase Gjokoli e ka vonuar librin për shkak të mungesës së fondit, por dhe kjo cështje duket se është zgjidhur nga ish-kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës, Eltar Deda që i ka zgjatur një tufë me kartëmonedha mikut të tij.

Por nga ana tjetër vetë Deda thotë se lidhja e tij me librin është e pashmangshme.

REAGIMI I ELTAR DEDËS

O I MJERE O MJERANE.
Lidhja ime me librin edhe artin ne pergjithesi eshte e pashmangshme. Ashtu si edhe historia dhe gjeografia qe jane hobi im.
Sa do doja vertet te sponsorizoja jo nje liber, por me dhjetera te tille. Ashtu sic here pas here kam ndihmuar miqte e mi shkrimtare, packa se emrin nuk e kam patur te shkruar neper to.
Ashtu sic dua te sponsorizoj cdo aktivitet kulturor sic kam bere ndonjehere, sepse e di qe arti do shume pak per te te dhene shume.
Me kujtohet kur miku im i paharuar i jetes dhe familjes time, KAPEDANI i kinematografise shqiptare, Albert Verria, per mungese fondesh nga Ministria e Kultures e qeverise se meparshme, si edhe nga pushteti lokal, me kerkoi nje sponsorizim si ish Deputet i qytetit te Vlores. Shuma ishte shume modeste, por aktiviteti i Monodrames ishte rajonal ballkanik dhe shume i rendesishem. Sebashku me Regjisorin Jorgaq Tushe dhe aktorin Ilirian Ali ata shkuan dhe u nderuan me cmim fituesi. Kenaqesia ishte shume here me e madhe se shuma modeste e kerkuar nga ata.
Po keshtu merak e kam qe akoma nuk kam mundur te realizoj projektin per ringjalljen e kenges qytetare Vlonjate. Gje qe do ta bej te mundur per tu kenaqur cdokush qe vertet e do artin.
Shume nga artedashesit e kane ndjere afersine time me ta qofte ne aktivitete ne Vlore por edhe ato kombetare si te muzikes moderne ashtu edhe te polifonise.
Sa here te kem mundesi nuk do te ndaloj se ndihmuari per te shkruar dhe argetuar me librin dhe artin.
Por per te MJERIN DHE TE MJERET sot nuk ka qene halli i sponsorizimit te librit dhe i “TUFES SE KARTMONEDHAVE”.
Halli ishte te “KUNATI I SHOKUT XHEMAL”, me te cilet miqesia dhe drekat familjare kurre nuk kam per ti ndaluar. Me familjet e tyre kam vazhdimesine e brezave qe te gjysherve tane, te baballareve, tonat dhe te femijeve tane uroj.
Por sot mu kujtua bashke me shprehjen, “Beje sh…. ne det te te vije kripe ne gjelle” nje ngjarje reale e jetes time.
Ne fillim vitet 2000 nje shoku im shume i nderuar ishte Drejtor i nje gjimnazi te qytetit. Ne shkollen e tij funksiononte akoma sistemi part time i arsimit te mesem, ose sic i thoshim ndryshe shkolla e nates, ose nje dite jo e nje dite po.
I futem mik drejtorit qe t’me kalonte ne provimet e matures nje person qe ma kishin rekomanduar te tjeret. Me tha se eshte e pamundur se ai e ben shkollen vetem JO JO JO, i them po ti pyete se ai di.
Me premtoi se do te fuste ne provime. E pyet dhe ai nuk dinte asgje, perseri nuk kish mesuar. Me njofton cfare ti bej, i them pyete te thoje cfare di nga ndonje liber. Perseri asgje.
Me thote ne fund Drejtori se do ta pyes t’me thoje Himnin Kombetar dhe ta kaloj.
Ashtu beri.
E pyes mbas provimit Drejtorin cfare bere. Me tha e nxora nga provimi te shkonte ne kat te pare te mesonte Himnin Kombetar per 10 minuta se nuk e dinte dhe e futa perseri dhe e tha.
I thashe shume mire ke bere sepse i ke shtuar Kombit tone nje njeri me shume qe di te thoje himnin e tij.
Sot ky njeri eshte gazetar i njeres nga mediat vizive me te ndjekura kombetare si edhe gazetar nje nder mediave te shkruara me te ndjekura, po kombetare. Po keshtu jep edhe leksione mbi gazetarine.
Ps: ngjarja e sotme nuk ka te beje me te realisht.
Une do vazhdoje jeten time ashtu si deri me sot.
I MJERI DHE TE MJERET te vazhdojne te me pergjojne.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: