Biznesmeni Elton Ilirjani zbuloi dje në emisionin Top Story në Top Channel detaje nga takimi mes këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj Luke.

Mes të tjerash, ai zbuloi se kishte vendime gjykate që e ndalonin ta shikonte djalin e saj deri në moshën 18-vjeçare. Ilirjani tha gjithashtu se Luke nuk e njohu nënën e tij.

Elton Ilirjani: Takimi mes Parashqevi Simakut dhe Luke ishte i shumëpritur. Janë dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykatash të rëndësishme që zgjatën në kohë dhe nuk e lejonin nënën Parashqevi Simaku të takonte djalin e saj të vetëm. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet dhe kjo mund të realizohet vetëm duke u lutur te Zoti.

Pavarësisht asaj që unë kam bërë është vullneti i Zotit që kjo të ndodhte sepse ishte totalisht e pamundur të realizohej të paktën nga ana teorike. Derisa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit. Pas moshës 18 vjeç duke pasur parasysh edhe të gjithë historikun që kishte ndodhur, furtuna, humbja e nënës për një kohë të gjatë, janë shumë faktorë që e bënin të pamundur takimin mes tyre. Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb