“Dritare me Rudinën” ka mbyllur ciklin e emisioneve politik të saj, për t’ia kushtuar këto puntata të korrikut, turizmit. Studio e emisionit u zhvendos këtë të martë nga Neës24, në ambjentet e “Prestige Resort” në Golem.


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, pjesë e panelit të të ftuarëve, ku bëjnë pjesë gjithashtu, Paulin Ndreu, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare, Delin Mucollari blogere, si edhe Blerina Ago  rafting, tha se shifrat e turizmit tregojnë rritje në vendin tonë.


“Turistët janë rritur me 20 për qind,. Kjo do të thotë rrije jo vetëm e numrit të vizitorëve, por edhe rritje e ekonomisë. Ne kemi marrë masat ideale për sezonin turistik. Edhe Ministritë e tjera kanë marrë masa për sezonin e sivjetshëm turistik”, tha ajo.

Ministrja Margariti theksoi se ministria që ajo drejton, por edhe të tjera janë duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për të mirëmbajtur Gjirokastrën.


“Ku ka fjalë, ka edhe punë. Qendra kulturore e fëmijëve ishte kthyer në pjesë edukimi, përmes trashëgimisë. Edhe të vegjlit mësonin për traditën e vendit. Ka shumë rëndësi që shqiptarët, ne duhet të njohim veten.

Edhe Qafa e Pazarit ka qenë një rikonstruktim të nevojshëm. Jo vetëm restaurim, por duhet edhe një gjallëri për pazarin dhe zona të tjera në Gjirokastër. Ne po punojmë për këtë qytet të rëndësishëm për trashëgiminë tonë kulturore. Ka larmishmëri për artizanalet”, tha Margariti.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb