Ajo mund të quhet mbretëresha e muzikës sonë. Elvana Gjata prej vitesh mbetet e preferuara e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Në çdo koncert ku ajo është e pranishme, publiku ndez atmosferën. Megjithatë këtë verë duket se do ti mungojë fansave.

Mësohet se këngëtarja ka anuluar të gjitha koncertet e verës. Deri më tani Elvana nuk ka qenë prezente në asnjë club as në Shqipëri dhe as në diasporë, ku shpesh herë gjendet gjatë sezonit veror.

Mesa duket këngëtarja e famshme ka vendosur që të pushojë këtë verë, duke shijuar kështu edhe suksesin e këngës së saj të fundit, “Njësoj”.

(m.k/BT/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: