TIRANË- Elvana Gjata, këngëtarja që spikat me hitet e saj ka shkruar një status në rrjetin social facebook në të cilin krenohet më harmoninë fetare në Shqipëri.

“Një nga gjërat që ja dua më shumë vendit tim, është pikërisht harmonia dhe paqja fetare!” – ka shkruar këngëtarja teksa ka publikuar foton e kryeministrit Rama me katër drejtuesit e feve në vendin tonë. Fotoja është shkrepur në Paris gjatë marshimit për paqen të dielën.

Harmonia fetare është një nga gjërat me të cilat në krenohemi si komb. Kjo vlerë u përshëndet me duartrokitje edhe gjatë marshimit për paqen të dielën në Paris. Fotoja e kryeministrit Rama me katër drejtuesit e feve ka bërë bujë në rrjetet sociale, por edhe më gjerë.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: