TIRANE – Elvana Gjata kishte lajmëruar disa ditë më parë për lançimin e këngës së re, “Off Guard”. Kënga e re e Elvana Gjatës sapo u publikua në youtube, dhe qindra e mijëra klikime numërohen në vetëm brenda pak minutave nga çasti i parë kur doli.

Një super këngë ritmike, por që sapo e sheh të sjell ndërmend plazhet tropikale me klimë të ngrohtë. Elvana sjell këtë sukses të radhës në bashkëpunim me reperin e famshëm “Ty Dolla $ign.

Megjithatë, ndoshta si për syrin e keq, një problem ka ndodhur disa minuta pas publikimit të videos, ku kënga siç duket nuk mund të shihet në disa territore të Shqipërisë e Kosovës. Gjithsesi vet Elvana ka reaguar përmes shtëpisë diskografike që gëzon të drejtat e autorit të këtij hiti të ri, duke i sqaruar fansat e shumtë që mezi presin ta shohin këngën për të parën herë. “Jemi informuar për problemin aktual të mos disponimit të videos në disa territore dhe Sony Music si label i këtij materiali muzikor është duke u marrë për ta korrigjuar sa më parë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”- ka thënë këngëtarja shqiptare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb