TIRANE

Besoj se keni dëgjuar për reperen e hitit “Best On Earth”, e cila në bashkëpunim me Russ, Bia, është kthyer në një ndër emrat më të njohur në botën e muzikës.

Kjo këngë ka arritur që të renditet në 50 këngët më të mira në “Billboard” dhe teksa suksesi i këngës sa vjen e rritet, këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata ka gjetur rastin të përgëzojë reperen amerikane.

Në InstaStory, këngëtarja ka treguar se është mikeshë me Bia-n, të cilën madje e quan motër. Ajo ka ndarë dy foto krah reperes më “in” të momentit, ndërsa krahas tyre shkruan: “Jepi motër! I meriton të gjitha! Fitues është ai që ngrihet një herë më shumë sesa rrëzohet”.

Prej kohësh këngëtarja shqiptare po synon tregun ndërkombëtar dhe me siguri kontaktet e saj me artistë të huaj e kanë njohur edhe me reperen amerikane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: