Muaji i shenjtë i Ramazanit ka intensifikuar punën në  “Magazinën e Bamirësisë”. Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten Fatmën, fëmijët e tij dhe dhjetëra vullnetarë të fondacionit “Firdeus” kanë paketuar ushqime për familjet në nevojë. Përveç 1300 familjeve në nevojë, i janë shtuar shtohen edhe 500 familje me fëmijë jetimë.

https://youtu.be/eueeOfB76lM

“Këtu përgatiten pakot për familjet e varfëra, ky është misioni ynë, ky është misioni i shqiptarëve, le të ushqejmë sa më shumë familje në vështirësi dhe të frymëzojmë sa më shumë shqiptarë” shprehet Elvis Naçi

Kërkesat e shumta për ushqime nga familjet e varfra ka bërë që qindra qytetarë të përfitojnë nga pakot e shpërndara ushqimore ku shumë prej tyre janë nga rrethinat e kryeqytetit. Qindra banorë pritën në radhë në magazinë për të tërhequr pakot me ushqimet e shportës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb