Para pak ditësh, News24 transmetoi apelin e prindërve, Remzi Muca dhe Bukuroshe Xhediku për djalin e tyre, Renis Muça, 14 vjec, i aksidentuar në 17 korrik 2019.
Nga spitali i Traumës prindërit e Renisit kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.


Pas këtij apeli, Elvis Naçi siguroi avionin sanitar për transportin e djalit nën kujdesin maksimal të bluzave të bardha. Elvisi gjithashtu dhuroi dhe depozitoi 5 mijë euro për kurimin e djalit.


Sot mbasdite Renisi është nisur drejt Ankarasë në Turqi, ku do të marrë ndihmë mjekësore të specializuar në spital.