KAVAJË

I qeshur, me syze në dorë dhe i veshur ‘casual’ me xhinse e bluzë ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi ka shkuar në qendrën e votimit për të ushtruar të drejtën me bashkëshorten e tij.


Një nga emrat më të përfolur nga Partia Demokratike, e cila me luftën për dekriminalizimin e nxori nga bashkia, është shfaqur i qetë teksa ka hedhur në të dyja kutitë votën e tij.


Rroshi ka votuar në Qendrën e Votimit të vendosur në shkollën “Tre dëshmorët”. Deri tani procesi i votimit ka shkuar i qetë, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e ulët si në të gjitha bashkitë.