TIRANE

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e ka lidhur ngjarjen e Kavajës së ndodhur me 13-vjeçaren me emrin e ish-kryebashkiakut të këtij qyteti.

Sipas Bylykbashit, është pikërisht Elvis Rroshi shembulli i përdhunimit në Kavajë.

“Ish-Kryetarin e Bashkisë së Kavajës e kishit kriminel përdhunues në grup dhe ja çfarë ndodh sot. Na u desh të ndërronim edhe ligjin për këta kriminelë që kishin mbushur sallat. Ndryshuat edhe termin dekriminalizim, që të mos nxirrnit kriminelët nga Kuvendi.”-u shpreh ai.

Deputeti shtoi ndër të tjera se vjedhja e votave dhe kanabizimi i vendit ka ardhur duke u rënduar gjithmonë e më shumë nën qeverisjen e Edi Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb