Elvisi Naci dhe Sidrit Bejleri kanë vizituar familjen Buzi në Kallm të Fierit. Entela Buzi, nuk i ka mbajtur lotët kur i tregon Elvisin jetën e familjes së saj.



“Këtu flemë në, shiu litar litar futet brenda në banesë, kjo është shtëpia e rrënuar, fëmijët ikën pa bukë edhe në darkë pa ngrënë flenë. Me plastmasë dalim kur bie shi. E njëjta situatë prej 17 vitesh, në fshatin tonë nuk ka as punë, është nëj ferr, këtu nuk jetohet. Kur frynë erë në rrimë mbuluar me plastmasë, nuk kemi asnjë gjë këtu. Copë copë jemi, Kjo është jeta jonë 17 vjet. Një ditë u nisa të kthehesha në lumë. Më kthyen kalamajtë, nuk e duroj dot këtë jetë. Çatia po bie, unë dua një dhomë, nga lagështira do vdesim të gjithë. Fëmijët e mi më mësojnë shumë në shkollë, janë të mirë në mësime. Unë do i futem lumit nëse nuk shpëtoj nga ky ferr” shprehet Entela


“ Jo, jo ti nuk duhet ta thuash më këtë, na ke ngushtuar thellë shpirtin me këto që më the” thotë Elvisi

“ Djali kthehet nga shkolla më kërkon bukë, s’kam i them, ikën del rrugëve lyp bukë” shprehet Entela

“Po shëndetin e keni mirë” thotë Elvisi.

Drama nuk ka mbarim në familjen Buzi. Entela tregon se burri ishte në prag të vdekjes, por ajo e shpëtoi në kohë

“S’kam lekë jo jam e sëmurë djali i sëmurë, edhe burri kishte marrë litarin për tu varur, i erdhëm në ndihmë i tërhoqm gjuhën. E shpëtuam në kohë. Ja lëtu tek ky druri e lidhi litarin. Litarin ia preva me një thikë, ai desh vdiq”

“Ti do që të kesh një banesë këto në tokë, apo apartament. A do ti harrosh hallet nëse të ndihmojmë?” e pyet Elvisi