TIRANE
Elvisi dhe Sidriti kanë vizituar Alkidin pas operacionit. Elvisi i tha djalit se ka treguar trimëri të pashoqë. “Ke treguar trimëri shumë të madhe Alkid, brenda shpirtit tënd ke forcë të madhe, operacioni nuk ishte i lehtë por doli me sukses. Tani do rehabilitohesh”-u tha Elvisi pas operacionit Alkidit.
I ati tha se asgjë nuk do ndodhte nëse nuk do kishin ndihmën e shqiptarëve.
“Kur futet mjeku në dhomën Alkidi ndjen vetëm dashuri sikur vjen drita” -thotë e ema e djalit.
“Ki besim tek vetja, do bëhesh mire ti ke zemrën e madhe kështu do ta përballosh, ti ke optimizëm dhe dy prindër të shkëlqyer janë engjëj. Tanai cdo ditë që kalon do jetë më e bukur, ti ke qenë rast i vecantë, ne do të vizitojmë përsëri!” -i thotë Elvisi.
“Elvisi të kuron shpirtin, të ndihmon zemrën”- i thotë Sidriti Elvisit.
(BalkanWeb)