Historia e dhimbshme e 18 vjeçares, e cila  vuan nga skleroza e shumëfishtë bëri bujë në rrjetet sociale gjatë javës. Sëmundja po e con të renë drejt paralizës totale dhe prej kohësh ajo nuk mund të ndjeki dot më gjimnazin në Mamurras ku është me rezultate të shkqëlqyera në mësime.

Eugersa ka nevojë sot për ndihmën e gjithë shqiptarëve pasi terapia që po ndjek duhet të vazhdojë dhe është tepër e kushtueshme.

Doktorët shqiptarë nuk i kanë dhënë shuëm shpresa vajzës madje medikamentet mundojnë në Shqipëri për sëmundjen e saj të rrallë. Familja nuik ka mundësi ekonomike për terapitë aq të nevojshme, vajza rrezikon të mbetet në karrige me rrota për gjithë jetën.

Trajtimi i sëmundjes së saj kryhet vetëm jashtë dhe me specilistë të kësaj sëmundje.

Prindërit e Eugersa Bregu nga fshati Bushnes i Krujës i janë drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ku kanë kërkuar ti shpëtohet jeta vajzës së tyre.

Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje që kerkon kurim të shpejtë apo agravon me ritme të shpejta.

Elvis Naçi ka takuar të ëmën e vajzës dhe i ka ofruar gjithë mbështetjen e tij dhe të shqiptarëve. Ai ka çelur fushatën për të ndihmuar të renë e cila me zë dhe figurë kërkoi me dorë në zemër  para disa ditëve ndihmën e gjithë shqiptarëve

Elvisi shkruan se sëmundja e Eugersës, nxënëses ekselente ka nevojë urgjente për ndihmë.

Shumë urgjente. Shperndaje! Të shpëtojme jetën e 18 vjeçares Eugersa Bregu, sapo u ndava nga takimi me nënën e saj. Nëna me lot në sy na kërkon të grumbullojmë 80 mije euro të shpëtojmë jetën e vajzës së saj. Këto janë te dhënat e kontribimit:

Gofundme: https://www.gofundme.com/Firdeus-Albania
Pay pal: [email protected]

Të dhënat bankare:

Fondacioni Firdeus, Credins Bank

IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

SWIFT CODE: CDISALTR

Çdo ditë vonese Eugersa rrezikon jetën. Ajo duhet te filloi sa më parë mjekimin. Të bëhemi bashkë ta shpëtojmë Eugersen, nxënësen ekselente qe sot po kalon një sprovë të rënde” shkruan Elvisi ne profilin e tij.

18 vjeçarja Eugersa Bregu nga fshati Bushnes i Krujës prej nëntorit të shkuar bashkëjeton me krevatin e sëmundjes, e tashmë dhe mes dilemës nëse do mundet t’ja dalë sklerozës së shumëfishte, një sëmundje e cila çdo ditë e më shumë po e çon drejt paralizës së plotë.

Nxënësja ekselente për shkak të sëmundjes u detyrua të ndërpresë shkollën teksa ndodhet në vitin e tretë Familja e saj ka konsumuar çdo mundësi për kurimin, por tashmë e vetmja mundësi është kurimi i mëtejshëm në Itali, ku dhe ndodhet vajza, çfarë është e pamundur të përballohet nga familja, të cilës i duhen 80 mijë euro për të mbuluar vetëm koston e kurimit. Nëna dhe gjyshi i Eugerses mes lotëve, kanë bërë thirrje për ndihmë, që jeta e mbesës të shpëtojë!

Ajo është një vajzë vetëm 18 vjeçe, e cila shpreson ende se ëndrra e saj nuk do të mbetet në mes, ndaj shpreson shumë se shqiptarët kudo ndodhen do të ndihmojnë familjen e saj dhe atë duke dhuruar atë çfarë Eugersa e konsideron me të drejtë: Jetë.

Këtë të premte, emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” do të trajtojë rastin e Eugersa Bregut. Qëndroni në orën 21.00 në News 24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb