DELVINË
Elvisi udhëtoi në Delvinë në banesën ku takoi Terezën dhe fëmijët e saj jetimë. Elvisi e quajti Terezën heroinë.
https://youtu.be/HWZKOrqAcg0
Biseda e Elvisit me Terezën:
Elvisi: Ne morëm informacionin që ti je rritur jetime dhe fëmijët po i rrit jetimë. Ti nuk je fajtore, je treguar heroinë. Ne kemi ardhur të bisedojmë. Do bëjmë gjera të mira.
Tereza: Faleminderit nga thellësia e zemrës. Fëmijët i kam rritur pa ndihmë, pa asnjë ndihmë kam rritur edhe motrën dhe vëllain tim. Kam punuar që e vogël.
https://www.youtube.com/watch?v=xpNnSfV4RRI&feature=youtu.be
Elvisi: Ke pasur shumë vështirësi, të kuptojmë. Do t’i ndihmojmë fëmijët, ata do rriten do i shërbejnë shoqërisë. Duhet të kujdesemi të gjithë si shoqëri sidomos për jetimët.
Tereza: Jam 28 vjeçe, lotët e mi janë bërë det.
Elvisi: Të jap fjalën e shqiptarit, lotët e trishtimin do t’i kthejmë në lot gëzimi.
Tereza: Dua vetëm një dhomë për fëmijët e mi. Dua që fëmijët e mi mos të rriten si unë me të tilla kushte. Shpresa vdes e fundit. Djali im ka një ëndërr do që të ketë një biçikletë.
Elvisi: Biçikletën për djalin e dhurojmë ne!