Më të marrë lajmin e mirë shqiptarët kishin bërë mrekullinë duke mbledhur paratë për operacionin e Sokolit, Rubenit dhe Engisit, familjarët kanë rendur drejt spitalit.
Stafi mjekësor është kujdesur që një nga një të kryenin rezonancat. Elvis dhe Fatma Naçi takuan familjet dhe tre vogëlushët brenda spitalit.

Fatma Naçi u emocionua dhe nuk mundi t’i përmbante dot lotët kur takoi nga afër Sokolin, Rubinin dhe Engisin. E ëma e Sokolit Liljana i tha Fatmës se djalit nuk i është ndarë nga mendja portreti i saj kur e takoi për herë të parë.

https://youtu.be/oKHO5SOWijY

Elvisi njoftoi nga afër prindërit e fëmijëve se paratë për tre operacionet janë grumbulluar dhe se interes për t’i ndihmuar ka pasur edhe në Austri.

Elvisi: Disa mjekë nga Austria kanë kontaktuar me mua, u thashë se mjeku austriak ka mbërritur për operacionet. Kushtet janë të mira edhe këtu, në këtë spital. Nëse mjekët thonë që këtu do të kryhen operacionet, ne do ti bëjmë këtu por nëse mjekët mendojnë se ndonjë rast duhet të kryhet në Austri, ne do ta mundësojmë që operacioni të kryhet atje.

Gjithmonë nëse ka nevojë, një profesor tha se do të vij në Shqipëri për ti mësuar prindërit sesi të ushtrojnë fëmijët e tyre të përparojnë me shpejtësi. Sensibilizimi dhe interesi ka qenë i madh shumë për të ndihmuar fëmijët. Shpresojmë që me Zotin para çdo gjë do të shkojë mirë.

Zemra e madhe e shqiptarëve i panë këta fëmijë si fëmijët e tyre. Shumica që kanë kontribuar janë prindër vetë. Nuk ka qenë e lehtë për ta marrë përsipër. Isha shumë i surprizuar sesi u grumbulluan paratë kaq shpejt. Mos u mërzisni keni duruar deri sot me durim do ta çojmë deri në fund. Ju do të përkushtoheni pas operacionit që ata të flasin, kjo është beteja jonë. Jeni heronj. Ju jeni prindër të vërtetë dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet. E kam ëndërr që me djemtë tuaj të bisedoj vetë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb