Historia e babait nga Pezë Helmësi ka mbërthyer opinion publik. Elvisi dhe Sidriti kanë vendosur që familjen Çela ta takojnë nga afër. Por disa pyetje i mundojnë para se të shkojnë në banesën e tyre në Pezë Helmës. “Rasti i Selmanit, është rast vërtetë i vështirë, nuk e di si do ta pyes Mustafain, babain e Selmanit në lidhje me përgjigjen e analizave.

Kjo familje është në ankth pasi po pret me padurim se çfarë do dali nga analizat. Një humbje e dyte e fëmijës do ishte tragjike. E kam të vështirë këtë pyetje, e pres me frikë përgjigjen e këtij prindi që nuk i pushojnë lotët” thotë Elvisi. “Nuk e çoj ndërmend ta pyes babin e Selmanit, nuk e imagjinoj dot një dhimbje të dytë për këtë prind” shprehet Sidrit Bejleri.

Elvisi Me Djali Te Familja Cela
Elvisi Me Djali Te Familja Cela

Pasi takojnë familjen në banesën e tyre, Elvisi pyet Mustafain për dramën që po përjeton dhe për hallet që i kanë rënë.

“Një pjesë e shpirtit tuaj ka iku bashkë me djalin që ndërroi jetë, iku në botën tjetër. Jam i sigurt që ke plagë në shpirt. Ka njerëz me zemër të ndjeshme, që do të jenë pranë familjes suaj. Kur pamë historinë tuaj ne e përjetuam dramën tuaj.”

7 Vjercari Familja
7 Vjercari Familja

Mustafai: Kam shpresë tek Zoti. Zoti nuk na ka harruar. Dhimbjen e ndjejnë vetëm ata që e kanë kaluar.

Elvisi: nuk e dimë si të të pyesim, nuk kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen tuaj, hallet tuaja nuk mund të numërohen. Jemi në tension të madh. A keni ndonjë përgjigje nga spitali?

https://www.youtube.com/watch?v=IW8gsFxw6yQ&feature=youtu.be

Mustafai: Dje e mora konfirmimin nga spitali në Ankara. Duhet të paraqitemi ditën e hënë. Analiza e vajzës doli pozitive, në përputhje me atë të djalit që do i bëhet transplanti. Kemi shpresë tani. Të hënën shkojmë andej, djali do futet me vajzën në sallë të operacionit. Kemi prerë biletat, do udhëtojmë më autobuz. Mjekët thanë se djali rrezikon të udhëtojë 30 orë me autobuz, por kaq i kishim mundësitë. Djali do të dali nga spitali në Ankara, por duhet të qëndrojë nën mbikqyrje për disa muaj.

Elvisi: Sa shkojnë kostot e qëndrimit tuaj në Ankara familjarisht përafërsisht?

Mustafai: Kostot variojnë nga 15 mije euro deri në 20 mije euro. Këto para do të na duhen për qiranë e banesës që do qëndrojmë, për ushqimet, për përkthyesin. Nuk kam rrugë tjetër kjo do bëhet, edhe jashtë të qëndroj unë do iki të shpëtoj fëmijën. Do udhëtojmë në Stamboll, atje do marr taksi deri në Ankara. Do udhëtojmë mbi 25 orë në total. Doktoresha më tha si ka mundësi që do na i sillni djalin në spital me autobuz?

Elvisi: Përpara se ju të largoheni do ju takojmë sërish. Ne do jemi pranë familjes suaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb