TIRANE

Ju kujtohet historia e Asllanit? Gjatë sezonit të kaluar stafi i emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ishte në fshatin Malvilëz, një fshat i largët i Tiranës. Këtu jetonte familja Elqeni. Familja me 5 anëtare kishte 5 fëmijë, 3 djemve dhe 2 vajzave.

Njëri nga djemtë, Asllani vuante nga një anomali e rëndë. Djali është 14 vjeç, por peshonte vetëm 14 kg dhe ka organizmin dhe pamjen e një foshnje. Edhe gjatë sezonit të verës, Asllani kishte ftohtë pasi vuante nga mungesa e gjakut. Familja Elqeni jetonte në një banesë me mure të çara e me një tavan e çati që rëndon mbi trarët e vjetër dhe që nga dita në ditë rrezikonte  t’i zinte brenda.

https://youtu.be/MQxcrpYWTqw

Barra më e rëndë binte mbi Kujtimin dhe Shqipen, të cilët, kishin më dy fëmijë të sëmurë dhe një shtëpi që rrezikonte tu shembej nga momenti në moment. Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, në natën finale i dhuroi familjes Alqeni një banesë në Tiranë, në një zonë jo shumë larg QSUT-së.

Shqiptarët grumbulluan paratë ku vetëm 20 milionë lekë të vjetra u dhuruan nga një mik i Sidrit Bejlerit, i cili nuk dëshiroi të identifikohej. Në kohë rekord shtëpia e familjes u ble, u mobilua në mënyrë që Asllani i sëmurë të ketë pranë spitalit ku kurohet.

Tashmë familja i gëzohet banesës së re në kryeqytet. Një shtëpi e re afër shërbimit shëndetësor padyshim është hall më pak për këtë familje. Por stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” nuk i harron miqtë që kanë qenë protagonistë gjatë emisionit. Elvis Naçi shkoi dhe vizitoi familjen Elqeni në banesën e re në zonën e “Freskut” në Tiranë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: