Elvisi dhe Sidriti vizituan Shëndritin pasi ai kreu operacionin nga mjeku austriak dhe shqiptarë. Prindërit e tij janë të gëzuar që gjithçka shkoi mirë.

Elvisi: Ju po fluturoni nga gëzimi!

E ëma e djalit: Jemi kaq të lumtur, operacioni shkoi me sukses. Orët mu dukën si vite. Djali po rikuperohet, po ha vetë! Tani sikur më kanë dalë krahët për të fluturuar.

Sidriti: Herën e fundit që ju pashë në televizor ishit duke lotuar

Elvisi i thotë Shëndritit: Po bën progres çdo ditë e më shumë, na ke thënë që ke dëshirë të shëtisësh në Durrës. Na jep fjalën kur të behësh mirë do vish dhe do shëtisim në Tiranë dhe Durrës. Do luajmë edhe futboll. Bëhu djalë i mbarë, mëso shumë. Ne duam që të shkëlqesh, mbushe jetën tënde me vepra të mira. Duam që edhe ti nesër të jesh një bamirës. Unë e di që ti do japësh kontribute për shqiptarinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb