TIRANE- Përveçse një aktore e zonja, ajo njihet edhe për natyrën e saj të lirë dhe larg komplekseve.

Bëhet fjalë për Ema Andrean, e cila ka provokuar me një shfaqe të saj të guximshme. Ema, një nga aktoret që luan në dramën ‘Mother and Child’ të norvegjezit Jon Fosse, vjen për publikun shqiptar nga regjisori boshnjak, Dino Mustafiç, ndërsa provokon me shfaqjen e saj, del gjymë nudo në shfaqje.

Në një intervistë për emisionin ‘Chic’ në “News24”, Ema Andrea rrëfehu për moderatoren Fjodora Fjora arsyen se pse pranoi që të zhvishej gjysmë nudo, duke zbuluar tërësisht gjoksin në shfaqje. Ajo pohon se shfaqja e saj në atë formë, u ushqen një fëmijë me gji, është thjesht akt skenik, shkruan ‘BalkanWeb’.

Emaaa

“Kjo shfaqje do të ndezë debate të mëdha. Unë uroj që edhe nga ana estetike, për teatrin alternativ dhe artin e pavarur, por edhe për temën që trajton të shërbejë. Në art kjo gjë nuk duhej diskutuar. Këtu tek ne këto gjëra diskutohen, në rastin e kësaj shfaqje më duket gjithçka normale; gjiri i nënës që ushqen fëmijën. Nuk mund të mos besoj se kjo është lidhja e parë më e fortë mes nënës dhe fëmijës, midis çdo njeriu, qoftë vend ballkanik apo europian. Duam apo s’duam ne, ajo është lidhja e parë. A duam ne ta pranojmë? A duam ne ta flasim? A e mohojmë ne në kokën tonë? Edhe në këtë pikë ka përplasje mes mashkullit dhe femrës. Kjo pastaj ka pikëpyetjet e veta. Por në kuptimin e zhvillimit, e kërkon teksti që nëna t’i rikthehet momentit të gjirit me djalin e saj. Për mua ka qenë dhe është një akt skenik si çdo skenë tjetër.”, tha Ema.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: