Nga: ZONJA KATERINA


500 gr luleshtrydhe, 500 gr kos, 50 gr qumësht i kondensuar, 1-2 lgj sheqer, Arra të thërrmuara, Gjethe borziloku, Uthull balsamike salcë për dekor


Pasi i kemi larë mirë luleshtrydhet gjysmat e tyre i presim në fetëza, gjysmat i grijmë në makinë grirëse duke shtuar dhe sheqerin.


Përziejmë kosin me qumështin e kondensuar derisa të bëhet një masë kremoze e homogjenizuar. Vendosim në formë luleshtrydhet të prera në fetëza, shtojmë kosin e përgatitur, salcën e luleshtrydheve me sheqer, përsëri një shtresë kos dhe në fund arra të thërrmuara dhe gjethe borziloku.

(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb