Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4 briosh pa mbushje, 1 litër qumësht, 40 gr niseshte, 3 të verdha veze, 4 lgj sheqer, 2 bustina vanilje, 1 lgj gjalpë, Reçel për servirje.

Përgatitja

Vendosim qumështin në zjarr të ngrohet duke hequr mënjëanë 1 gotë ku tresim niseshten me sheqerin dhe vaniljen. Rrahim të verdhat e vezëve i trazojmë me qumështin me niseshte dhe sapo qumështi të ketë fituar nxehtësi shtojmë masën e përgatitur. E trazojmë herë pas here dhe e lemë derisa të marrë valë dhe të bëhet një masë kremoze.

E lemë kremin të ftohet dhe më pas bëjmë servirjen duke vendosur në një pjatë brioshin, mbi briosh vendosim krem dekoruar me pak reçel sipas preferencës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb