Nga Zonja Katerina
Përbërësit
10 biskota tërshëre, 200 gr pana ëmbëlsire, 200 gr djathë të shkrirë ose kos të kulluar, 1 bustinë vanilje, Reçel për servirje.
Përgatitja
Rrahim fillimisht panën në marengë, më pas e trazojmë me djathin e shkrirë duke shtuar dhe një bustinë vanilje.
Vendosim në tavolinën e punës gotat ose tasat ku do të servirim ëmbëlsirën dhe thërrmojmë në çdo gotë biskotat e tërshërës. Mbi biskotat e thërrmuara vendosim një shtresë krem, përsëri një shtresë biskota dhe në fund një shtresë me krem. Këtë ëmëlsirë të thjeshtë mund ta servirim me pak reçel sipas dëshirës.