NGA ZONJA VJOLLCA*

4 kokrra vezë
150 gr sheqer
1 pako vanilje
3 lgj miell
1 lgj niseshte
½ pako pluhur pjekës
80 gr lajthi
400 gr maskarpone
400 gr salcë kosi
30 ml kafe e ftohtë ekspres
100 ml liker
2 lgj kakao

Në një tavë vendosim një letër pjekje ose e lyejmë me pak gjalpë dhe e pudrosim me miell.
Fillimisht ndajmë vezët të bardhat nga të verdhat. Në tasin ku kemi vendosur vezët e bardha shtojmë pak kripë dhe 2-3 lgj ujë të ftohtë. I rrahim vezët derisa të formohet një marengë e fortë. Shtojmë 80 gr sheqer dhe një bustinë vanilje dhe e trazojmë mirë derisa sheqeri të fillojë të shkrihet. Më pas shtojmë të verdhat e vezëve. Bashkojmë në një tas miellin me niseshten dhe pluhur pjekës dhe e shtojmë gradualisht këtë masë tek vezët e rrahura me sheqer. E punojmë mirë brumin derisa të realizohet një masë kremoze, të cilën e nivelojmë më pas në tavë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

Në një tas përziejmë me një mikser dore maskarponen me salcën e kosit, me 30 ml kafe dhe 70 gr sheqer. Pasi pandispanja të jetë ftohur pak e spërkasim me liker dhe më pas nivelojmë kremin e përgatitur me maskarpone. E vendosim në frigorifer për 1 orë dhe më pas e pudrosim mirë të gjithë sipërfaqen me kakao.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: