Nga: ZONJA VJOLLCA*
50 gr biskota (savojar)
100 ml lëng mandarinash
200 gr luleshtrydhe
4 gjysma komposto pjeshke
100 gr kos
2 lgj salcë kosi
2 lç mjaltë
2 lç fistik

Shpërndajmë fillimisht biskotat në një tas të cekët dhe i spërkasim me lëng mandarine. Presim luleshtrydhet në kubikë dhe i vendosim mbi biskotat e zbutura. Në një tas trazojmë mirë kosin me salcën e kosit dhe e shtojmë mbi luleshtrydhe. Vendosim një luleshtrydhe në qendër dhe rreth saj vendosim kolona me komposto pjeshke dhe në fund e pudrosim ëmbëlsirën me fistikë dhe një luge çaji mjaltë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: