NGA ZONJA VJOLLCA

 

600 gr kungull

150 gr sheqer

4-5 karafil

2 lugë gjelle ujë

2 lugë gjelle sheqer kaf

100 gr ajkë

50 gr arra

Arrë moskat

 

Vendosim copat e kungullit njëra pas tjetrës në tenxhere. Shtojmë mbi të sheqer dhe karafil. E mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare derisa kungulli të fillojë të zbutet plotësisht. Më pas kungullin e frulatojmë ose e shtypim me pirun. Ndërkohë karamelizojmë dy lugë sheqer kaf me pak ujë duke i trazuar me arra, më pas i vendosim në një letër kuzhine. E servirim kungullin duke e vendosur në një formë, shtojmë mbi të pak ajkë dhe në fund arrat e karamelizuara të pudrosura me pak arrë moskat për aromë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: